Pa e nisur mirë akoma, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj mbyllin biznesin në Tiranë

 Pa e nisur mirë akoma, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj mbyllin


Fytyrat publike krahas aktivitetit të tyre kryesor qoftë në muzikë apo në televizion, kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë janë orientuar drejt bizneseve në fusha të tjera.

Njësoj kanë vepruar edhe reperi Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj të cilët në fillim të këtij viti kanë konkretizuar idenë e një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Tiranë.

Prive ka siguruar dokumentacionet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të aktivitetit ekonomik “Prishtina’s finest”.

Ky biznes me aksionerë të dy djemtë me kuota të ndara 50-50 është themeluar me 12 shkurt dhe si objekt të aktivitetit planifikohej të kishte “ofrimin e shërbimit taksi, blerje, shitje, marrje me qera e dhënie me qera të automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit, servish automjetesh, riparim dhe mirëmbajtje të pjesëve mekanike dhe elektrike dhe lavazh”.

Fatkeqësisht, kjo ide biznesi nuk ka pasur jetë më shumë se dy muaj.

Me 21 prill, me vendim unanim të dy aksionerëve është vendosur që të pezullohet aktiviteti i kompanisë, siç shihet në dokumentin e mëposhtëm.

Besohet se mbyllja totale nga pandemia që erdhi pa i mbushur mirë një muaj “Prishtina’s finest” ka qenë arsyeja e pezullimit kaq të shpejtë të aktivitetit të këtij biznesi i cili duket të mos jetë nisur në kohën e duhur në këtë vit të çrregulluar nga efektet e COVID-19.

Pa e nisur mirë akoma, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj mbyllin


Pa e nisur mirë akoma, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj mbyllin

Pa e nisur mirë akoma, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj mbyllin


0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

ads

loading...