Që pas ditës së shpërthimit të fuqishëm, kemi parë shembuj të shumtë të informacioneve false dhe video mashtruese, të cilat kërkojnë që të mashtrojnë njerëzit e të besojnë në narracione të rreme. Në këtë shkrim do shqyrtojmë disa prej tyre.
Gjithashtu do të shqyrtojmë edhe një informacion interesat, i cili u raportua nga njerëzit që kishin dëgjuar një tingull të ngjashëm me një avion, disa sekonda gjatë kësaj katastrofe.
“Ishte një shpërthim bërthamor”
Një nga pretendimet e para në lidhje me këtë shpërthim që solli vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijërave të tjerë, është se ai ishte një shpërthim bërthamor. Ky informacion u përhap nga burime të ndryshme, përfshirë edhe një organizatë të quajtur “Veterans Today”, e cila pavarësisht se dukej e ligjshme, është një rrjet i njohur konspiracioni.
Një nga pretendimet e para në lidhje me këtë shpërthim që solli vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijërave të tjerë, është se ai ishte një shpërthim bërthamor. Ky informacion u përhap nga burime të ndryshme, përfshirë edhe një organizatë të quajtur “Veterans Today”, e cila pavarësisht se dukej e ligjshme, është një rrjet i njohur konspiracioni.
Pavarësisht kësaj, duket se këto pretendime janë lehtësisht të identifikuara si të rreme. Ekspertë të shumtë bërthamorë kanë theksuar se shpërthimi nuk kishte asnjë nga tiparet dalluese të një shpërthimi bërthamor. Me pak fjalë, asgjë në lidhje me shpërthimin në Bejrut nuk tregon se ishte një shpërthim bërthamor.
Nuk është një raketë, është një karikaturë
Shumë video janë shfaqur në internet, të cilat pretendojnë se tregojnë se depoja ishte goditur nga një raketë. Por në fakt asnjëra prej tyre nuk e tregon vërtetë një gjë të tillë; të gjitha janë ose falsifikime të qëllimshme ose thjesht zogj që fluturojnë nëpër kamera.
Nuk është një raketë, është një zog
Duke vërejtur me kujdes videot e përhapura në internet që pretendojnë se tregojnë një raketë, e cila përveçse është false, është edhe keqinterpretuar. Në të dy rastet, të dy objektet që pretendohet se janë “raketa”, janë në të vërtetë zogj.
Video e mëposhtme është shembulli më i përhapur i kësaj teme. Teksa pretendohet se ishte një sulm me raketë, sapo të ngadalësosh videon bëhet më e qartë se objekti të cilin e kanë interpretuar si raketë që përplaset, është në fakt në formën e një zogu. Madje ka edhe shumë video të tjera të realizuara nga kënde të ngjashme, të cilat tregojnë se nuk ka patur asnjë raketë në këtë kohë.
Tingulli i avionëve
Disa njerëz raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të ngjashme me një avion të ulët fluturues, disa sekonda përpara njërit nga shpërthimet më të vogla. Por video e mëposhtme është prova e kësaj, pasi asnjë avion nuk ka qenë i dukshëm në asnjë filmim që ka lidhje me këtë ngjarje tragjike. Për më tepër, asnjë prej tyre nuk tregon ndonjë lloj predhe që godet depon. Pra, çfarë mund të ketë shkaktuar këtë zhurmë?
Llogaria në “Twitter”, “Auroralntel” ka identifikuar se zjarri në depo u rrit në intensitet për disa sekonda përpara se të ndodhte shpërthimi i madh. Nga disa video të filmuara rreth 40 metra larg nga depoja shihet se intensiteti i zjarrit ndryshon në mënyrë dramatike, duke përfshirë rritje të atyre që duken si shpërthime të vogla.
Post a Comment